E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohen 2 kosovarë për trafik armësh

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve kosovarë të cilët akuzohen për trafik armësh.

Burime nga policia bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Ilir Ramadani 44 vjeç dhe Faik Topalli 36 vjeç nga Kosova.

Arrestimi i tyre është bërë në askin rrugor Lezhë-Laç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre u bë e mundur sekuestrimi i 7 pistoletave dhe 10 fishekëve.

Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve I kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›