Kantrimen: Ndarja s’është dhe s’do të jetë në tavolinë
PRISHTINE- “Çështja e ndarjes apo e territorit te Kosoves nuk është dhe as nuk do të jete në tavolinën e dialogut ne Bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit. Këtë e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu”. Kështu u shpreh zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen, në nje intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Sipas Kantrimen, ekzistojnë një numër çështjesh praktike në veriun e Kosovës, që duhet të diskutohen dhe mbi të cilat mund të ketë përparim, “Në mesin e çështjeve që mund të jetë në tavolinë, është çështja të cilën e përmend kudo ku shkoj në Ballkan, çështja më e rëndësishme, sundimi i ligjit; për të pasur një polici dhe sistem gjyqësor, që u shërben dhe i mbron qytetarët e Republikës së Kosovës.”- deklaron Kantrimen
Ai është shprehur se dialogu është jashtëzakonisht shumë në interesin e popullit të Kosovës, qoftë në afat të shkurtër kohor, të mesëm apo të gjatë.
“Në kuptimin e menjëhershëm, nëse mund të ketë marrëveshje praktike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat do të lejonin qytetarët të udhëtojnë më lirshëm, të tregtojnë më lirshëm, të shtrihet sundimi i ligjit në Kosovë, të ofrohen shërbime më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjitha këto mund të kenë ndikim të menjëhershëm, të cilin qytetarët e Kosovës do ta vërejnë dhe ndjejnë. Në afatin e mesëm kohor, mund të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik për Kosovën. Duke zgjidhur çështjet, siç është energjia elektrike apo telekomunikacioni, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira për njerëzit. Por, gjithashtu edhe më shumë të ardhura për Qeverinë, largohen pasiguritë për të nxitur investime të reja. “- tha thënë Kantrimen.
Sipas Kantrimen, një pjesëmarrje konstruktive dhe fleksibile e Qeverisë së Kosovës në dialog, do të ndihmojë fillimisht në njohjet shtesë nga vendet në mbarë botën; së dyti do të ndihmojë në ndërtimin e një raporti më të fuqishëm me Bashkimin Evropian dhe së treti, do të ndihmojë të çojë Kosovën drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
“Këto janë synimet që ne mbështesim. Më duhet të them se njerëzit në Prishtinë, të cilët kritikojnë pjesëmarrjen e Qeverisë në dialog, nuk kanë plan real alternativ se si të përmbushen këto synime. Do të ishte mirë sikur Kosova të mund të realizonte gjithë sovranitetin e saj dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, por ky nuk është realiteti. Rruga drejt objektivave që ne ndajmë: sovraniteti i plotë, njohja, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe përparimi ekonomik, zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe këtu përfshihet pjesëmarrja fleksibile në dialog” është shprehur Kantrimen në intervistën e tij.
(s.g/balkanWeb)