E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Punës miratonpr/ligjin për statusine minatorit

TIRANE- Miratohet në Këshillin Kombëtar të Punës, projektligji i statusit të minatorit. Drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë, hartues të këtij drafti kanë deklaruar se në të janë marrë parasysh propozimet e sindikatave dhe përfitues janë kategoria e parë e profesioneve të vështira.

Zv.ministri, Neritan Alibali ka shpjeguar se në botë nuk ekziston një status për profesionet e vështira por vetëm trajtime të veçanta për to.
“Ne u përpoqëm të bëjmë të mundur atë që mund të bëhet brenda kushteve të Shqipërisë duke mbajtur një ekulibër midis kërkesave të sindikatës dhe të punëdhënësve.” u shpreh Alibali.

Projektligji për statusin e minatorit pritet të kalojë së shpejti për miratim në komisionet parlamentare ku do të shqyrtohen edhe kërkesat apo propozimet e mundshme nga grupet e interesit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›