E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kobler: “Shqipëria, ndihmë në shmangien e gjakderdhjes në Irak”

18-07-2013 / Gazeta 55

Ndihma për Strehimi i muxhahedinëve - OKB falenderon Shqipërinë

I dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler ka përshëndetur gatishmërinë e Shqipërisë dhe Gjermanisë që të pranojë më shumë se 300 pjesëtarë të grupit, “Mujahedeen e-Khalq”, ndërsa ka bërë apel që vendet anëtare të OKB-së të pranojnë më shumë se tre mijë pjesëtarë të tjerë të këtij grupi. Kobler i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Shqipëria me këtë veprim ka ndihmuar në shmangien e gjakderdhjes së madhe në Irak. Gjithashtu Kobleri nënvizoi ndër të tjera se rritja e dhunës në Irak është e lidhur me konfliktin në vendin fqinjë, Sirinë. Ai u shpreh se grupet e armatosura të Irakut janë çdo herë e më aktive në Siri. Kobler gjithashtu ka thënë se katër muajt e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet në Irak në pesë vitet e fundit. Në këto katër muaj janë vrarë tre mijë vetë. I dërguari i OKB-së që është në përfundim të mandatit të tij ka thënë se “gjakderdhja e madhe” është shmangur kur një grup iranian në ekzil që e kundërshton regjimin në Teheran, janë zhvendosur në një kamp të ri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›