E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/Gramoz Ruçi përfaqësues i Ramës për vendet komuniste

18-07-2013 / Gazeta 55

Nuk është hera e parë që Edi Rama përdor ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçin për të pasur lidhje diplomatike me vendet ish-komuniste dhe komuniste. Ditën e djeshme kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi priti në një takim delegacionin e Drejtorisë së Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës të kryesuar nga Z.Tian Yongxiang, Drejtor i Drejtorisë për Marrëdhënie me Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë.  Bashkëbiseduesit patën një shkëmbim të gjerë pikëpamjesh lidhur me rrugët dhe mundësitë e forcimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve në përgjithësi dhe të shkëmbimeve të ndërsjellta midis të dy partive në veçanti. Kryetari i Asamblesë Kombëtare Ruçi shprehu dëshirën dhe vullnetin e Partisë Socialiste për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale midis të dy vendeve, si dhe besimin se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste marrëdhëniet ekonomike midis të dy vendeve do të njohin zhvillime të rëndësishme. Zoti Tian Yongxiang falenderoi për bisedën informuese për situatën post zgjedhore dhe lidhur programin ekonomik të Partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›