Topi i kerkon Kines te njohe Kosoven

Kreu i shtetit shqiptar eshte takuar dje me kryetarin e Komitetit te Perhershem te Asamblese Popullore te Republikes se Kines Wu Banguo.
Gjate bisedes Presidenti Topi dhe Kryetari Banguo diskutuan per situaten ne Ballkan duke u ndalur ne ceshtjen e Kosoves ku kryetari i shtetit shqiptar theksoi qendrimin e Shqiperise se
njohja e pavaresise se Kosoves eshte menyra e vetme per ti kontribuar stabilitetit afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale.
Gjithashtu ne mbeshtesim dialogun e sinqerte e konstruktiv mes Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e ceshtjeve praktike cfare do tu sherbente interesave te perditshme te qytetareve te tyre.
Ne kete pike Presidenti Topi shprehu urimin per nje njohje te shtetit te pavarur te Kosoves edhe nga Republika Popullore e Kines duke e siguruar Kryetarin Wu Banguo se kjo do te shenonte rritjen e metejshme te qendrueshmerise dhe sigurise ne rajonin e Ballkanit.
Dy personalitetet e larta shteterore vleresuan gjate bisedes klimen mjaft te mire te bashkepunimit qe ekziston midis dy vendeve tona si dhe nivelin e kenaqshem te dialogut politik dhe shkembimit te vizitave te rangjeve te larta.
Ne kete kuader u vu ne dukje rendesia e vizites se Presidentit Topi dhe pjesemarrja e tij ne Ekspo Shangai 2010 si nje pike kulmore e marredhenieve midis dy vendeve qe i kontribuon konsolidimit e thellimit te tyre te metejshem.