E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nis zgjedhjet vendore pa opoziten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar dje hyrjen ne faze pergatitore per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011.

Me nje vendim te miratuar me 4 vota pro anetaresia e ketij institucioni miratoi planin orientues te veprimeve per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te vitit 2011 i cili permes nje renditjeje kalendarike percakton detyrat qe duhen zgjidhur deri ne zhvillimin e procesit elektoral.

Veprimet qe duhet te ndermarre KQZ burojne nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe jane nje aplikim i tyre ne praktike. Miratimi i ketij plani veprimesh perben nje dokument baze per nisjen e veprimtarise se KQZ-se ne perputhje me percaktimet e nenit 21 te Kodit Zgjedhor thuhet ne relacionin e pergatitur nga administrata e KQZ.

Permes afateve kohore dhe radhes se punes plani sanksionon qe tani standardin e punes se ketij institucioni duke nisur qe nga elementet logjistike e deri tek aktet juridike qe rregullojne marredheniet dhe sjelljen e institucioneve te tjera.

Trajnime shortet per anetaret e Komisioneve te Zonave te Administrimit Zgjedhor udhezime per Policine e Shtetit e deri te shperndarja e materialeve zgjedhore jane disa nga pikat kryesore te cilat KQZ ka perfshire ne axhenden e vet te dhene me detaje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›