E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boci Prokuroria te hetoje aferat mega-korruptive te Edi Rames

02-10-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike i kerkon organeve te hetimit te shqyrtojne me perparesi akuzat e hedhura per korrupsion ndaj Edi Rames dhe bashkepunetoreve te tij. Deputeti Luciano Boci kujtoi dje gjate nje konference per shtyp se prej dy muajsh opinioni publik eshte njohur me kontraten ne te cilen dy investitore detyrohen ti japin Dritan Avllajt i njohur si Tan Lepri dhe sekseri i Edi Rames 20 per qind te aksioneve ne kembim te planit te ndertimit tek Diga e Liqenit ndersa i kerkoi Prokurorise te procedoje sipas ligjit dhe detyres per zbardhjen e kesaj mega-afere 100 milioneshe te Leprit te Bashkise.
Sipas tij prej dy muajsh shqiptaret jane njohur gjithashtu se pas perfitimit te 20 per qind te aksioneve nga sekseri Tan Lepri Edi Rama ka firmosur planin luksoz te ndertimit.
Akuzat e Partise Demokratike per korrupsion ne Bashkine e Tiranes bene qe organi i akuzes te nise nga puna per zbardhjen e aferave te denoncuara edhe nga investitore te ndryshem. Keshtu hapi i pare i Prokurorise se Tiranes ishte therritja e administratorit te pergjithshem te Bashkise Dritan Agolli i cili prej 6 oresh me radhe eshte munduar te trajtoje si veprimtari ligjore te gjithe procesin e leshimit te lejeve te ndertimit nga Edi Rama si dhe planin zhvates te biznesmeneve me 20 per qindesh.
Ne keto kushte intensiteti i larte i deklaratave politike dhe parashtrimi i fakteve dhe argumenteve bindese qe flasin per nje mega-korrupsion ne bashkine e Tiranes nen autoresine e Edi Rames mjaftojne per ti hapur driten jeshile organit te akuzes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›