E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sterkaj PD heziton te mbaje qendrim

Partia Demokratike nuk ka bere asnje reagim zyrtar diten e djeshme ne lidhje me largimin e deputetit te Shkodres Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar i PD-se.

Burimet bejne te ditur se ky reagim ne lidhje me largimin e Sterkajt do te vije diten e hene nga ana e Kryeministrit Berisha ne mbledhjen e perjavshme te grupit parlamentar te PD-se.

Po keshtu burimet brenda demokrateve theksojne se largimi i Sterkajt kishte ardhur i papritur per ta pasi ne mbledhjet e grupit parlamentar te PD-se deputeti i Shkodres nuk kishte shfaqur ndonje kundershti te madhe me grupin apo paralajmerim per kete largim.

Dy dite me pare deputeti i Shkodres i zgjedhur nen siglen e PD-se dha doreheqjen nga ky grup per te kaluar ne grupin parlamentar te Partise Socialiste nga i cili ishte perjashtuar tre vite me pare.

Sipas Sterkajt vendimi per tu larguar nga grupi parlamentar i Partise Demokratike ka ardhur pasi ai nuk arriti qe brenda ketij grupi te permbushte detyren e tij si deputet i Malesise te Madhe dhe te ndihmonte njerezit e zones se tij elektorale.

Po keshtu Sterkaj ka theksuar se qeveria aktuale eshte e kapur nga korrupsioni dhe per kete arsye ai nuk mund te ishte me pjese e grupit me te madh parlamentar te mazhorances aktuale.

Madje ne kete kuader ai theksoi se edhe drejtues se PD-se ne Malesine e Madhe kerkonin leke ne kembim te vendeve te punes ne arsim etj.

Sipas Sterkajt ai do te mund te kryente funksionin e tij si deputet me mire po te ishte ne opozite me kete pushtet dhe do te kishte mundesi te perfaqesonte me denjesisht elektoratin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›