Kostoja e kasave fiskale 395 euro

Shqip meson detaje te raportit ku rezultati final tregon se kostoja e kases arrin ne 395 euro pa llogaritur TVSH-ne dhe disa shpenzime te tjera qe kryejne shoqerite qira celular nafte per transport te brendshem etj.
Te dhenat e raportit te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve jane te investiguara nga dy njesi hetimi tatimor dhe departamenti i verifikimit te vlerave.
Te dyja raportet jane ballafaquar me njera-tjetren dhe jane paraqitur ne Ministri te Financave. Po ashtu me te dhenat mbi cmimin e kasave po njihet edhe Autoriteti i Konkurrences.
Ajo cfare po ndodh aktualisht lidhet me faktin se ne treg jane tri shoqeri te cilat kane norma fitimi te ndryshme.
Tatimet thone qe per nje shoqeri e cila e porosit mallin ne Itali norma e fitimit nuk shkon me shume se 10 per qind kurse dy te tjerat qe e marrin ne Bullgari dhe Kine normat shkojne deri 15-17 per qind.