PS: Qeveria po sulmon biznesin
TIRANE- Mimi Kodheli, deputetja e PS në një deklaratë për shtyp ka kundërshtuar vendimin që ka marrë dje qeveria Berisha në lidhje me bizneset. Sipas vendimit, gjobat për bizneset, qofshin këto të vogla, apo të mëdha, do të vilen, edhe në ato raste kur ato apelohen në gjykatë. Me këtë vendim, qeveria Berisha kërkon të marrë paratë, pavarsisht vendimit të gjykatës.
“Dje Sali Berisha vendosi t'i hakërrehej edhe njëherë biznesit. Pikërisht në këtë moment, në kulmin e krizës politike dhe ekonomike që po kalon Shqipëria, Sali Berisha vendosi ta mbyllë edhe më shumë hapësirën për frymëmarrje të biznesit shqiptar. Pra, edhe kur gjykata ende nuk është shprehur nëse një gjobë është e ligjshme apo jo, e rregullt apo e gabuar, sërish qeveria e Sali Berishës kërkon të marrë paratë, pavarësisht vendimit të gjykatës” – u shpreh Kodheli.
Deputetja Kodheli deklaron se me masat e marra nga Berisha janë me mijëra biznese që po falimentojnë.“Të gjithë e dinë mirë dhe e mbajnë mend se si Sali Berisha, përmes gjobave abuzive ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë kontrollin e plotë mbi bizneset shqiptare. Përdorimi i shtetit për hir të pushtetit të tij personal, nuk e ka ndaluar Sali Berishën të vendosë gjoba abuzive edhe ndaj medias. Janë me mijëra biznese, të vogla e të mëdha, që pikërisht prej kësaj politike mesjetare të kulaçit dhe kërbaçit, janë detyruar të falimentojnë, duke lënë mijëra familje pa punë, në varfëri”.
Deklarata e Berishës sipas Kodhelit, nuk pengon vetëm zhvillimin e biznesit, por shkon edhe kundrejt një vendimi të gjykatës kushtetuese, Kodheli në emër të partisë socialiste i bën thirrje qeverisë të tregohet e kujdesshme me biznesin vendas.
“Por kjo deklaratë e djeshme e Sali Berishës në mbledhjen e qeverisë, nuk krijon vetëm një klimë negative për biznesin në Shqipëri, por shkon edhe kundrejt një vendimi të gjykatës kushtetuese, vendime të cilat, mesa duket, Sali Berisha nuk pret veçse t'i shkelë. Partia Socialiste i bën thirrje qeverisë së votave të vjedhura, të tregohet e kujdesshme me biznesin vendas dhe atë të huaj, sidomos në këtë moment kaq delikat që po kalon ekonomia shqiptare. Deklarata e djeshme e Kryeministrit të Ruzhdies, nuk mund të shihet ndryshe veçse si sulmi i rradhës ndaj komunitetit të biznesit shqiptar” – përfundon Kodheli.
(m.a/BalkanWeb)