Kontrabanda arreston 2 doganierë

Dy punonjës në doganën e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, së bashku me tre persona të tjerë, dy prej tyre tregtarë, ndërsa një tjetër me profesion shofer, janë ndaluar sot, pasi dyshohen se janë përfshirë në një çështje kontrabande mallrash.
Në prangat e policisë kanë rënë doganierët, Basri Toçilla, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjin Dedndreaj, 61 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkaq, në sajë të operacionit të koduar "Rinas 1", specialistët e krimit ekonomiko financiar, kanë arrestuar edhe shtetasin Astrit Sela, 57 vjeç , dhe Renato Senoimer, 37 vjeç, me detyrë tregtarë .
Unoformat blu kanë arrestuar edhe 37-vjeçarin, Shkëlzen Hasani , me detyrë shofer.
Të arrestuarit akuzohen për "kontrabandë që lidhen me veprimtarinë doganore,", "kontrabandë me mallra të tjera", si dhe "tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë".
Ndërkohë që në gjendje të lirë do të hetohen P.P. 45 vjeçe, doganiere dhe S.G, 51 vjeçe, përgjegjëse turni në degën e doganës në Rinas.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 680 copë veshje , 500 copë forma femrash, 60 copë funde femrash, veturë Beenz me targë TR 0883 K dhe Ford Fiesta me tragë TR 8639 M.