E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pahor viziton papritur Beogradin

BEOGRAD-Kryeministri i Sllovenisë Borut Pahor, ka qëndruar mbrëmë në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë Boris Tadic, në mënyrë që bashkë me eurokomisionerin për Zgjërim, Stefan Fyle, ta bindin të marrë pjesë në konferencën për Ballkanin në Slloveni, shkruan e përditshmja sllovene "Dello".

Lajmin e ka konfirmuar edhe kabineti i kryeministrit të Sllovenisë.

Tadic refuzon të marrë pjesë në takimin në Bërdo afër Kranjit, në të cilën janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, nëse Kosova nuk do të përfaqësohej sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›