E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, grabitet makina bashkë me foshnjën

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në qytetin e Durrësit, në vendin e quajtur pista “Iliria”. Menjëherë pas ngjarjes, rasti u denoncua në polici dhe nisën kërkimet.

Disa orë më vonë, foshnja u gjet në një çerdhe në Laprakë të Tiranë, ndërsa automjeti me targa polake është gjetur në Laç. Automjeti i përkiste një çifti nga Burreli, i cili kishte udhëtuar nga Tirana në drejtim të Shkëmbit të Kavajës. Ata kanë ndaluar për të blerë diçka në dyqan, duke lënë automjetin hapur.

Në këtë moment, grabitësit kanë përfituar nga rasti, duke grabitur makinën, e cila kishte edhe një “pasagjer” të vogël brenda. Foshnja është dërguar në spital për ekzaminim, dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe autorët. /Start/

                                                                                             2012-06-26 08:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›