E Diel, 1 Nëntor 2026

Paga minimale, nga 1 korriku behet 21 mije leke Sonila Isaku



Qeveria ka vendosur qe ne Shqiperi paga minimale te mos jete poshte shifres 21 mije leke. Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Punes, Ministri i Punes, Spiro Ksera, pranoi se Shqiperia eshte vendi qe aplikon pagen me te ulet ne rajon. Ministri i Punes, Spiro Ksera, njeheresh Kryetar i Keshillit Kombetar te Punes, theksoi se vendimi per rritjen e pages minimale eshte ne perputhje me objektivat dhe politikat e Qeverise per rritjen e te ardhurave te qytetareve shqiptare. "Sipas nje studimi te vitit 2011, Shqiperia me gjithe rritjet e pervitshme te pages minimale ka nivelin me te ulet ne rajon qe shkon 142 euro, nga 148 euro Bullgaria, 161 euro Rumania, 166 euro Serbia, e deri tek vendi me pagen me te larte minimale ne rajon, Kroacia ne nivelin 371 euro", - theksoi kreu i Ministrise se Punes. Sipas tij, rritja e pages minimale cdo vit me 5 per qind dhe nismat e tjera qe do ndermerren do te reduktojne nivelin e varferise ekstreme ne vendin tone. Nga ana tjeter, drejtori Juridik i Ministrise se Punes, Astrit Kuka, ka sqaruar per anetaret e Keshillit Kombetar te Punes detajet e projektvendimit per rritjen e pages minimale dhe efektet e tij. Sipas Kukes, per caktimin e mases se pages minimale ne shkalle vendi, propozuesit jane mbeshtetur ne programin e Qeverise ne fushen e pagave, mundesite e buxhetit te shtetit dhe ne nenin 4 te Kartes Sociale Europiane dhe Rekomandimet e Komitetit te Ministrave. Sipas sistemit te pagave te punonjesve mbeshtetes, mbi pagen baze jepen shtesa per veshtiresi, demshmeri shendeti, natyre te vecante pune, vjetersi ne pune etj., te cilat shkojne mesatarisht 50% mbi pagen baze. Duke llogaritur keto shtesa, paga per punonjesit qe punojne ne punet me te thjeshta ne sektorin shteteror shkon mesatarisht ne rreth 31.500 leke ne muaj. "Ne sektorin publik dhe vecanerisht ne ate buxhetor, caktimi i pages minimale ka ndikim ne sistemin e pagave dhe reflekton ne rritjen e pagave te niveleve me te larta, pasi kjo page sherben si baze e ndertimit te sistemit te pagave per punonjesit mbeshtetes", - ka pohuar Kuka. Sipas Ministrise se Punes, paga minimale eshte e detyrueshme per zbatim nga cdo subjekt juridik e fizik, vendas apo i huaj. Kuka sqaroi se ne procesin e hartimit te projektvendimit jane zhvilluar diskutime me perfaqesuesit e punedhenesve dhe punemarresve dhe ai eshte miratuar ne Komisionin e Pagave dhe Pensioneve te Keshillit Kombetar te Punes. Ndersa ka kaluar ky vendim nuk ka munguar as reagimi i kreut te Konfederates se Sindikatave te Pavarura, Kole Nikollaj. Sipas ketij te fundit, nuk ka rritje te rroges minimale, por thjesht indeksim te inflacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›