E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria me e forte, Malta me e dobet

Aktualisht ndodhemi ne vend te parafundit, me me shume ndeshje dhe kemi konsumuar perballjet me te lehtat e grupit

Aranit Muraci

Euforia se do te shkojme ne finalet e boterorit, pas humbjes dhe lojes se dobet te kombetares sone, ndaj Hungarise, mori si pergjigje, nga kundershtari i fundit, se pa nje strategji te mirefillte, per zhvillimin e futbollit, vendi i parafundit do te jete "suksesi" i vetem dhe i perhershem. Nuk do te mjaftoje asnjehere mbeshtetja e tifozeve, as deshira e madhe e ekipit per te fituar ndeshjet. Hungaria i dha leksionin e duhur, kombetares sone, se nje ekip me i forte se Shqiperia, pretendimet i ka me reale. Fjalet e kapitenit te Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana, ne fillim te eliminatoreve, se duhet te mendojme qe tani, per te lene pas Hungarine ne fund, u harruan pas barazimit heroik ne Portugali, per shkak te deklaratave se atehere i kishim mundesite dhe shanset per te prere nje bilete, apo per te realizuar endrren tone, qe te shkonim ne boteror. Ne rast se krahasohen ekipet e Shqiperise dhe Hungarise, pas dy ndeshjeve, duhet te qartesohet edhe pozicioni i trajnereve, qe drejtojne keto kombetare, Han dhe Kuman, qe i perkasin te se njejtes shkolle futbolli, asaj te Holandes. Kuman e fitoi betejen, me holandezin, Han. Ish-trajnere te meparshem te ekipit tone kombetar komentojne deshtimet e fundit si nje "refren i perseritur", qe zor se do t'i shpetojme, pavaresisht emrit te trajnerit. Por me ecurine e deritanishme dhe po te shohim ndeshjet e mbetura te grupit, eshte e qarte se Ari Han nuk ka asnje merite nga paraardhesit e tij. Pas ndeshjes dhe lojes qe pritet te zhvillohet ne Danimarke, trajneri holandez, ne rast humbjeje, nuk do te kete ndonje objektiv te vecante, vecse mund te jape doreheqjen, ose te prese perfundimin e kontrates, per t'u larguar nga drejtimi i kuqezinjve. Rezultatet e ekipeve te tjera te Ballkanit jane nje leksion tjeter i hidhur, i futbollit tone. Greqia, apo Bullgaria siguruan nga nje barazim jashte fushes se tyre, ne ndeshjet e fundit. Kuqezinjte nuk mund te krahasohen me ekipe qe kane shkuar shume larg, ne arenen nderkombetare, gjate viteve te fundit. Edhe fitorja e Serbise, ne Rumani, tregoi se tradita eshte nje faktor tjeter suksesi. Por Shqiperia mund te krahasohet as me ecurine e Bosnje Hercegovines dhe Maqedonise. Dy vendet ballkanase kane pasur ngritje te dukshme nga viti ne vit. Kur Shqiperia po mundej ne Tirane nga Hungaria, Bosnje Hercegovina triumfonte ndaj Belgjikes, 4-2. Edhe Maqedonia nuk mund te krahasohet me Holanden, por ndodhet ne te njejtat pozita me ekipet e tjera te grupit, madje ka mundur pretendenten kryesore per vendin e dyte, Skocine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›