Topi: Zgjedhjet, test për anëtarësimin në BE

Presidenti Bamir Topi u shpreh sot se zgjedhjet e ardhshme janë një test për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij me zgjedhjet e qershorit do të vendoset edhe guri i provës që vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Topi gjithashtu shtoi se vetëm duke bërë një fushatë transparente dhe nëpërmjet votës së lirë vendi ynë mund të bëhet pjesë e së ardhmes europiane. Presidenti Topi mori pjesë sot në konferencën "Shqipëria në NATO: Perspektiva dhe Sfida" ku u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 4 prill do të jetë kurorëzimi i ëndrës së shqiptarëve. Anëtarësimi i vendit në NATO është merita e një populli i cili ka dëshmuar aspiratën e tij me një përqindje të admirueshme theksoi Topi.