E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuman: Hungaria, e madhe ne Tirane

Edvin Kuman hartoi me kujdes nje ekip qe fitoi me merite kunder Shqiperise, ne ndeshjen e gjashte eliminatore, te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Holandezi i bankines se Hungarise, e kishte parashikuar ndeshjen me kombetaren shqiptare, si te veshtire dhe ekipin tone e konsideronte nje kundershtar te rrezikshem. Ai nuk e ka fshehur gezimin, pas fitores: "Urime ekipit tim, jam krenar per lojen qe zhvilluan lojtaret, ne Tirane", - eshte shprehur Kuman. "Hungaria zhvilloi nje ndeshje te madhe, ndaj Shqiperise. Ne kemi qene ne gjendje per te bindur opinionin se mund te realizojme edhe fitore te medha. Shqiperia deri tani ka pesuar vetem kete humbje, ne shtepi", - tha pas ndeshjes Ervin Kuman. "Une jam i sigurt se nje ekip ecen perpara, nese arrin te marre pike, ne ndeshje vendimtare", - vijon me tej trajneri i Hungarise, i cili pret qe ekipi i tij te fitoje edhe me Malten, kete te merkure per t'u ngjitur ne kuoten e 13 pikeve. Hungaria do te kete dy mungesa, pas kartoneve qe moren disa lojtare, ne "Qemal Stafa", ne ndeshjen ndaj kombetares se Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›