E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres bllokohet 110 kg marijuane

Një sasi prej 110 kg lende narkotike e llojit marjuane është bllokuar, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në portin e Durrësit. Droga është gjetur e fshehur në një trajler që vinte nga Maqedonia dhe kishte destinacion final Zvicren.

"Në sajë të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit: Goran Millorat Zhivkovikj, vjeç 38, lindur dhe banues ne Shkup, Maqedoni. Si dhe u ekzekutuan Urdhërat e Ndalimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda në ngarkim të shtetasve Bashkim Zeqir Elshani, vjeç 35, lindur në Kosovë, dhe banues në Zvicër, Burim Haki Dervishaj, vjeç 30, lindur dhe banues në Kosovë, Flurim Zeqir Elshani, vjeç 34, lindur dhe banues në Kosovë, Murat Beqir Osmanaj, vjeç 30, lindur dhe banues në Kosovë dhe Aldo Aldo Morini, vjeç 54, lindur dhe banues në Zvicër", thotë Klejda Plangarica, zëdhënëse e Policisë së Shtetit.

Droga është zbuluar në momentin që trajleri po sistemohej në traget ndersa ishte paketuar në qese plastike dhe fshehur në një hapësirë mes tavanit të rimorkios.Operacioni është ekzektuar si bashkëpunim i policisë së portit dhe policisë doganore si dhe me ndihmen e auktoriteteve Zvicerane

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›