E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Basha minister ne kerkim te mos fshihet pas vizave

Partia Socialiste reagon ashpër ndaj Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha duke e quajtur atë përgjegjës për vrasjen e 4 personave më 21 janar. Besnik Bare, kreu i PS-së për Tiranën tha se Basha nuk duhet të fshihet pas vizave por të japë llogari për vrasjen e protestuesve opozitarë.

"Lulëzim Basha është përgjegjës i drejt përdrejtë i vrasjes së katër njerëzve të pafajshëm, plagosjes me armë zjarri të dhjetra të tjerëve dhe keqtrajtimi i qindra të tjerëve në rrugë, furgonët e policisë dhe mjediset e policisë. Ai duhet të largohet nga qeveria për të dhënë llogari përpara prokurorisë. Lulzim Basha është dy herë ministër në kërkim dhe nuk mund të fshihet dot pas liberalizimit të vizave", tha Besnik Bare, deputet i PS.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›