Olldashi: Të përgatitur për zgjedhje pa opozitën
TIRANE-Ministri i Transportit, Sokol Olldashi në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” u shpreh se maxhoranca është e përgatitur të hyjë zgjedhje pa opozitën. “Unë dua të hyj me opozitën në zgjedhje, nëse opozita shkel çdo ligj, çfarë do të bëjmë.
Sigurisht nëse opozita do të ndjekë çmenduritë e zotit Rama, e cila është në totalisht në shkelje të ligjit ne mund të hyjmë pa opozitën në zgjedhje. Kuadri ligjor i parashikon se mund të organizohen zgjedhjet”, - tha Olldashi. Sipas tij, toleranca e KQZ-së për të favorizuar opozitën në plotësimin e komisionerëve të KZAZ-së është një gabim. Sipas Olldashit, socialistët evropiane kanë qenë kundër idesë së Ramës për bojkotin e zgjedhjeve lokale. “Në Shqipëri ka një maxhorancë legjitime të njohur nga OSBE-ja dhe ODIHR-i dhe nga grupi i socialistëve evropianë, të cilët. Axhenda politike ka zgjedhjet lokale, Edi Rama. Këta po ia thonë dhe vetë socialistët evropianë që shkoni në Parlament dhe prisni datën e zgjedhjeve”, - theksoi Olldashi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)