Durres grindje mes dy grupeve 4 te plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Durrësit, në të cilën kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje tejet të rëndë.
Burime të policisë lokale kanë deklaruar se si pasojë e një grindjeje të dhunshme kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Artan dhe Admir Ujka, ndërsa të plagosur me thikë shtetasit Ylli dhe Bledar Kola, të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje si dhe në spitalet e Durrësit e Tiranës po punon për të sqaruar pozicionet e personave të përfshirë në krim.
Ndërkohë që në cilësinë e dëshmitarëve janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona. Burimet policore e spitalore bëjnë të ditur se në gjendje të rëndë ndodhen Admir Ujka dhe Bledar Kola, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.