“Jeni bërë si hajdutët e shalqirit që mohojnë fajin - keni tmerr nga faktet dhe grup-faktet”

Berisha - Ruçit
“Në fshatin tim kishte dy hajdutë. Të tjerët nuk preknin. Në traditën e asaj kohe, vjedhja ishte shumë e rëndë dhe këta shkojnë një natë dhe vjedhin kopshtin e një komshies time. Ajo i dikton se tjetër kush s’mund t’i kishte vjedhur, veç këtyre. Këta, ç’kishin bërë, njëri kishte hipur në shpinë të tjetrit dhe vidhte shalqirin. Kur u paditën, njëri thoshte se s’kam prekur kurrë shalqinj me dorë dhe tjetri s’kam shkelur me këmbë në atë vend. Kjo është maska që po demonstron në kuvend ti, Gramoz Ruçi. Ju po mashtroni veten tuaj. Së pari, dua të qartësoj shqiptarët se kjo shumicë dhe ky kryeministër ka pranuar plotësisht propozimin PS që të kryesojë komisionin, ka pranuar që kryetari i tyre të ketë 3 vota, ka pranuar çdo kërkesë për hetimin e zgjedhjeve, por në përputhje me ligjin dhe GJK. Unë iu ftoj ju t’iu shpjegoni shqiptarëve pse keni frikë nga faktet, nga provat, nga grup-provat, pse iu largoni fakteve si djalli temjanit. Çfarë është kjo lemeri që ju zë paniku kur iu përmendet fjala ‘fakt’ dhe ‘grup fakt’. Këta zotëri përdorin maska. Vijnë këtu nga hetimi te kontrolli. Këta kërkojnë të vendosin në këtë vend një standard që s’ekziston në asnjë vend të lirë dhe demokratik. Këta, përmes këtij precedenti duan të dëmtojnë qytetarët shqiptarë. ky është standardi që këta bllokmenë duan të vendosin në Shqipëri. Çdo bëhej nëse vjen në pushtet ministri juaj i Brendshëm? Pa fakte do burgosë njerëz? Çfarë do bëjë ministri juaj i Drejtësisë? Pa fakte do bllokojë çdo proces. Pse nuk doni ju të përmendet Gjykata Kushtetuese, sepse iu detyron që të hetoni vetëm në ‘fakte’ dhe ‘grup fakte’”.
Spekulimet e PS për krizë ekonomike, reagon Kryeministri
“Opozita kërkoi uljen e rrogave dhe pensioneve”
“Opozita derdh lot krokodili për ekonominë e vendit. Pensionistët shqiptarë të vetmit në Europë që iu është dyfishuar pensioni. Ekonomia shqiptare është ekonomi dinamike. Vetëm në sektorin e energjisë janë 35 HEC-e në ndërtim e sipër. Dilni nga kulla e Fidelit dhe shihni Shqipërinë. Kryetari juaj, që iu sjell këtu, është i kryekorruptuari i planetit bashkë me leprat dhe 20 për qindëshit e tij. Qyteza ‘lepri’ ishte 300 milion euro. Çfarë flisni ju për korrupsion, kur kryetari juaj ua jep tenderat vetëm 3 kompanive”, tha Berisha.
Fotot, Berisha: 30 vjet më parë më nxirrnin si para 3 viteve
“Mblidhini dhe m’i sillni sepse më pëlqyen pa masë. Ajo zonja, (Liljana) ka pasur mend sa gjysma e partisë suaj. Gjysma juaj s’bëhet sa ajo. M’i sillni se ua di për nder. Ato më pëlqyen se më nxirrnin siç jam tani. 30 vjet më parë si para 3 vjetësh”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare
“Objekti i hetimit i argumentuar gjatë, duhet të përmbajë fakte të përcaktueshme ose kompleks faktesh”.
“Zgjedhjet e 8 Majit, do të bëhen, madje të lira dhe të ndershme”
“2009-a është leksioni i madh i historisë. Shqiptarët kaluan një nga provat më të rëndësishme të tyre. Unë do të bëj zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë mazhorancë. Merrni pjesë dhe jeni të mirëseardhur, bëni bojkot është puna juaj. Keni vërejtje për ligjin? Ejani ta amendojmë. Në të kundërt vazhdoni dhe ndiqni programin e kryetarit tuaj se ka për t’ju çuar më larg se 99-sha”.