E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mazhoranca, ‘pro’ ngritjes së komisionit hetimor, por në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”

28-12-2010 / Gazeta 55

Ardian Turku, nënkryetari i Parlamentit

Thelbi i çështjes së hetimit të zgjedhjeve të 29 qershorit, nuk ka të bëjë me atë çka përmbajnë brenda materialet zgjedhore që kërkohet të hetohen, por me plotësimin e rregullave që përmban ligji. Kështu e ka komentuar çështjen e përplasjes mes dy palëve politike për hetimin, nënkryetari i parlamentit Ardian Turku.
Sipas tij, që të mos ketë kontestime, duhet që komisioni hetimor për zgjedhjet, të jetë konform legjislacionit të duhur.
“Përmbajtja e materialeve zgjedhore është e njëjtë, me apo pa komision hetimor, problemi qëndron te neni 178”, shtoi Turku.
Duke thënë ndër të tjera se nuk e kupton përse opozita u druhet vendimit të gjykatave dhe përse nuk e dërgoi çështjen pranë tyre për ta zgjidhur.
“Nuk di që kjo të jetë një seancë maratonë, dhe shpresoj që ngërçi politik të zgjidhet sa më shpejt. Seanca u shty për mosdakordësi nga të dyja palët e megjithatë le t’ia lëmë pasdites që të na tregojë se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›