Laçi dhe Bylisi bëjnë historinë, finalja e Kupës mes tyre
Laci-Bylis është finalja e Kupës së 61-të të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadra bëjnë historinë, duke arritur për herë të parë në këtë “stacion” të kompeticionit të dytë kombëtar për nga rëndësia. Kurbinasit kanë mundur me rezultatin 2-1 Kukësin në gjysmëfinalen e kthimit (kishin barazuar 0-0 në qytetin verilindor), ndërsa Bylisi ka gjunjëzuar kampionët e vendit në fuqi me një eurogol të Julian Gërxhos (ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Korcë). Dy skuadra të vogla në emër, por që luajnë një futboll të bukur e rezultativ, do të diskutojnë kësisoji fitimin e këtij trofeu, duke nxjerrë jashtë loje Skënderbeun dhe Kukësin me emra të spikatur të futbollit tonë, por edhe me financa të mëdha. Dështon Skënderbeu të bëjë “bis” edhe këtë sezon, ndërsa Kukësit i mbetet ta sigurojë Europën përmes kampionatit, aty ku mban për momentin vendin e dytë. Vend të cilin nuk duhet ta lëshojnë deri në fund për ta arritur Kupat e Europës.
Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet
BYLIS-SKENDERBEU 1-0
Golat: Gerxho 53′
Gjyqtarë: E.Jorgji, D.Rexha, E.Barushi
LAÇI-KUKESI 2-1
Golat: Nimani 33′, Cela 79′ / Peqini 65′
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Avdo, G.Koka
Nimani-Çela, “heronjtë” e triumfit bardhezi
Laci e nis vrullshëm lojën, në sulm, duke ngulmuar ta gjejë sa më shpejt golin. Kuksianët shfaqen tepër të kujdesshëm në prapavijë, ndërsa mundohen të dalin me pak pasime në kundërsulm, me destinacion të përhershëm të topit te “pyka”, Popovic. Sidoqoftë, vihet re një luftë e fortë sportive në mesfushë, ku lojtarët bëjnë të vuajnë njëri-tjetrin dhe të mbeten në kufijtë e pasimeve të gabuara. Zefi për vendësit ndëshkohet shumë shpejt me karton të verdhë, që në minutën e 4-t, pas një ndërhyrjeje që rrezaton ngarkesën dhe karikimin maksimal të të dyja palëve për të fituar dhe shkuar në finalen e Kupës. Tensioni duket po aq i lartë edhe në kontestimet karshi kryesorit Pashaj, pas cdo vërshëllime të tij. Janë kurbinasit, ata që i afrohen shumë pranë golit në minutën e 7-të, pas një goditjeje dënimi nga e djathta e sulmit të vet. Topi harkohet në zonë nga Shazivari dhe aty godet një tjetër lojtar i Lacit, por mbrojtësit miq evitojnë rrezikun. Dy minuta më pas, pas një këmbëngulje të gjatë nga e djathta, vendësit ekzekutojnë një këndore. Buljan ngrihet mbi të tërë, godet me kokë dhe për pak nuk shënon. Kemi të bëjmë me minuta të tëra kur presingu i madh i bardhezinjve e detyron kundërshtarin t’i përveshë mirë mëngët dhe të mbyllet në gjysmëfushën e vet. Kjo gjë përshkon cerekorëshin e ndeshjes, derisa verilindorët nisin të zgjohen pak e nga pak dhe ta hedhin vështrimin drejt portës së Bakajt. Përmes organizimit të lojës, që mundohen të bëjnë Musolli dhe Allmuca në mesfushë, debutuesit në Superiore tentojnë të gjejnë kokën e Popovicit. Serbi, falë shtatlartësisë së tij, sjell pështjellim te prapavija e skuadrës së Nicës, duke e bërë thuajse të pamundur markimin e tij nga Emiljano Cela. Rasti i parë për t’u shënuar i Kukësit vjen në minutën e 17-të: pas goditjes së dënimit, të fituar dhe ekzekutuar nga Allmuca, Popovic gjendet në pozicion ideal konkludimi, por del huq me kokë, pasi i ishte vjedhur prapavijës vendëse. Miqtë e spostojnë manovrën e tyre ofensive më së shumti në të majtë, duke shfrytëzuar daljet e Allmucës e të Prognit, që krosojnë në zonën e vogël të portës kurbinase, por në finalizim nuk kanë shënjestrën e duhur. Gabon disa herë shtatlarti serb, ashtu sikurse konsumon të njëjtën gjë edhe Ylli Hoxha në minutën e 25-të, kur topi devijohet në këndore nga mbrojtësi Emiljano Cela. Evidente minuta e 33-të, kur Vucaj ekzekuton nga e djathta një goditje dënimi, ngrihet me kokë dhe godet bukur Cela, por Halilaj grushton në trekëndëshin e portës së tij, në mënyrë të mrekullueshme. Topi del jashtë dhe ka këndore nga krahu tjetër. Së andejmi topi vjen në gjysmëlartësi në zonën e mbrojtjes kuksiane, ku me shumë zgjuarsi ndërhyn me kokë Nimani, shënon dhe….feston si Vucinic i Juventusit, duke hequr të mbathurat e uniformës së tij. Stadiumi në delir. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 1-0 për Lacin, duke ia lënë vendin pjesës së dytë, kur vendësit duhet të mendojnë më tepër të mos pësojnë, ndërsa kuksianët të kundërtën. Biskup ia lë vendin Alikajt me nisjen e 45 minutave të dyta. Cungu mundohet t’i japë më tepër fantazi lojës së të tijve, që ka caluar në ndërtim dhe organizim. Edhe Nica reagon me zëvendësim, paksa më vonë, duke nxjerrë Shazivarin për Sefgjinin. Tashmë trajnerit të kurbinasve i duhet të përforcojë disi repartin difensiv, duke parë se kuksianët i kanë shtuar forcat në drejtim të portës së Bakajt, pasi nuk kanë cfarë të humbasin. Në minutën e 66-të miqtë fitojnë një goditje dënimi mbi zonën e 16-metrave të Lacit, pasi ndaj Popovicit ndërhyhet në mënyrë të gabuar, sipas kryesorit Pashaj. Godet Prgoni dhe topi përplaset në kmurin mbrojtës, por nuk largohet së andejmi, shkon te Peqini, që e përcjell në rrjetën e Bakajt. Një minutë më pas kurbinasit humbasin në mënyrë të pabesueshme shansin për të kaluar sërish në epërsi, kur gjendet vetëm me Halilajn, por gabojnë fatalisht. Nica shton edhe një forcë ofensive, Bllokun, në kërim të rikthimit të të tijve në fitore, cka i del për mirë. Pasi miqtë kanë humbur mundësinë për t’i dyfishuar shifrat me anë të Prognit, pas një daljeje të shpejtë, vjen minuta e 78-të, kur një mbrojtës, i ardhur në ndihmë të sulmit, Emiljano Cela, godet fuqishëm dhe shënon golin e epërsisë. Shokohen verilindorët, që kishin filluar të mendonin kualifikimin për më tej, dukshëm të tërhequr në gjysmëfushën e tyre dhe duke vonuar disi lojën. Manuka është përforcimi i radhës për miqtë, në tentativë për të dalë me kualifikim nga fusha e Lacit, por bardhezinjtë mbahen fort deri në vërshëllimën e fundit të Bardhyl Pashajt, duke shkuar në finale të kupës për herë të parë në historinë e tyre si klub.
Besa-Bylis 1-3 Eurogoli i Gërxhos “ekzekuton” kampionët
Në prani të një numri të madh tifozësh, ndeshja në Ballsh është luajtur e fortë dhe me sulme e kundërsulme nga të dyja palët. Minuta e 10-të sjell rastin e parë ideal për gol të korcarëve. Orelesi driblon mbrojtjen ballshiote dhe del i vetëm me Frashërin. Ky i fundit i ndërhyn në momentin deciziv, duke ia hequr topin nga këmbët , por i dëmtuar disi. Më pas kemi të bëjmë me një dominim të zotërimit të topit nga mallakastriotët, që përmes pasimesh të shpejta e të qarta dalin shumë kollaj në gjysmëfushën mike. Xhafaj dhe Peter bëhen rrezik serioz për kundërshtarin, sepse janë tepër të shpejtë dhe depërtues të zotë. Megjithatë, edhe rasti tjetër i volitshëm për gol i takon Skënderbeut. Eshtë minuta e 25-të, kur Fagu lëshon një predhë nga distanca, por Frashëri reagon mrekullisht, duke e devijuar topin në këndore dhe evituar golin në kuadratin e vet. Gjithcka është e hapur. Zhvillohet një lojë me ritëm të lartë, e bukur, më sulme dhe kundërsulme, por mbrojtjet respektive janë në lartësinë e duhur. Në minutën e 29-të kemi të bëjmë me një kombinim të bukur të dyshes Bola-Peter, me këtë të fundit që zhytet me kokë për të goditur, por paksa jashtë portës së mbrojtur nga Shehi. Drithërima për portën kuqebardhë ka edhe në minutën e 37-të. Peter, i papërmbajtshëm, kalon bukur dy-tre mbrojtës korcarë dhe del i vetëm përballë portierit Shehi. Godet fort në pozicion ballor, por në duart e “gardianit” kuqebardhë, duke humbur kësisoji një mundësi shumë të mirë për shënim. Kundërpërgjigjen korcarët në minutën e 41-të. Orelesi asiston bukur Fagun, që në pozicion ballor, i gjendur mbi vijën e 16-metrave, godet fluturimthi, por Frashëri pret në dy kohë.
Rastin më të mirë për shënim miqtë e kanë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur Plaku gjendet i vetëm me Frashërin, pas një kundërsulmi të shpejtë të tijve, por godet mbi traun e portës vendëse.
Pjesa e dytë nis edhe më kërkues për skuadrën e Bylisit. Ata janë të vendosur për të shënuar dhe mos e lënë fatin e kualifikimit te barazimi i sfidës së luajtur në Korcë. Në minutën e 53-të fitojnë një goditje dënimi, që ekzekutohet mrekullisht nga fieraku Gërxho. Në një largësi prej rreth 20 metrash ai e “qëndis” topin në trekëndshin e Orges Shehit. 1-0 për Bylisin, tifozëria vendëse është në qiellin e shtatë. Reagon fuqishëm skuadra e Joës, që derdhet në aksione të njëpasnjëshme sulmuese, duke i detyruar mallakastriotët të rreshtohen me forca të shumta para Frashëit, ndërsa kujtohen të dalin hera-herës në kundërsulme të shpejta. Plaku dhe Nimaga bëhen protagonistë të rasteve të shpërdoruara për juglindorët, ndërsa një korçar, por në radhët e Bylisit, Frashëri, bëhet shpëtimtar i të tijve me pritje të bukura. Mbetet në fuqi ai eurogol i Julian Gërxhos, që do të thotë finale e Kupës së Shqipërisë. Një arritje historike kjo për mallakastriotët, që tashmë do t’i bëjnë llogaritë edhe për trofeun.
Rekordmenët, as në gjysmëfinale Edicioni i 61-të i Kupës së Shqipërisë rezervoi shumë surpriza, madje që përpara turit çerekfinal. Klubet legjendë të futbollit shqiptar, duke filluar nga Tirana dhe për të vijuar me Vllazninë, mbetën jashtë fazës së grupeve, pasi u eliminuan nga Kukësi dhe Shkumbini. Nga këto dy skuadra tashmë vazhdojnë garën vetëm debutuesit e Kukësit. Ndërkohë edhe klubet me shumë traditë dhe që e kanë fituar nga tri herë secila Kupën e Shqipërisë si Teuta dhe Flamurtari, e ndalën hapin që në turin çerekfinal. Gjithashtu, skuadra si Partizani, që është rekordmene në kupë me 15 trofe të fituar, po kaq sa Tirana, u eliminua që në turin e parë, pikërisht në përballjen që pati me bardheblutë. Edhe ecuria e Dinamos, që e ka fituar 13 herë kupën, ishte tejet zhgënjyese. Megjithatë, si Partizani dhe Dinamo militojnë tashmë në Kategorinë e Parë dhe pritshmëritë për një ecuri pozitive në kupë të tyre nuk është se ishin të mëdha. Zhgënjime rezultuan më së shumti Tirana dhe Vllaznia, teksa rrallëherë ka ndodhur që këto dy klube të mos jenë pjesë as e turit çerekfinal. Është fakt që katër klubet gjysmëfinaliste nuk e kanë fituar asnjëherë këtë kompeticion dhe një prej tyre do ta bëjë sefte këtë edicion.
BYLISI
Themelimi: 1972
NË KUPË
Pjesëmarrje: 19 herë
Në çerekfinale: 5 herë
Në gjysmëfinale: 1 herë
Finaliste: 0 herë
Fituese: 0 herë
Renditja aktuale: Vendi IX
LAÇI
Themelimi: 1960
NË KUPË
Pjesëmarrje: 21 herë
Në çerekfinale: 2 herë
Në gjysmëfinale: 2 herë
Finaliste: 0 herë
Fituese: 0 herë
Renditja aktuale: Vendi VII
(e.m/panoramasport/BalkanWeb)