E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, homazhe për mjekun e vrarë Fatmir Thaçi

Homazhet pranë trupit të pajetë të mjekut Thaçi qe u vra dje me arme zjarri ne ambientet ku punonte organizuan në një nga mjediset e spitalit rajonal të Durrësit. Kolegë, autoritete të pushtetit vendor dhe deputetë, i dhane lamtumiren e fundit. 

DURRËS-Dhjetra mjekë dhe infermierë, miq e të afërm, e bashkë me ta edhe qindra qytetarë të Durrësit, përcollën sot për në banesën e fundit mjekun radiolog Fatmir Thaçi, i cili u vra nga një person mëngjesin e djeshëm teksa kryente detyrën e përditshme humane në spitalin e Durrësit.
Homazhet pranë trupit të pajetë të mjekut Thaçi u organizuan në një nga mjediset e spitalit rajonal të Durrësit. Kolegë të mjekut të ndjerë, punonjës të sistemit të shëndetsisë, autoritete të pushtetit vendor si dhe deputetë të Durrësit, bënë homazhe dhe ngushëlluan familjarët e tij për humbjen e rëndë.
Mjeku radiolog Fatmir Thaçi u vra dje rreth orës 09.30 në repartin e radiologjisë të Spitalit rajonal të Durrësit nga një 46-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, i cili qëlloi mbi të me pistoletë për motive që nuk kanë të bëjnë me detyrën e mjekut. Koleget e tij shprehen se “Fatmiri, prind i dy vajzave studente, kryente prej disa vitesh detyrën e shefit të repartit të radiologjisë dhe njihej si profesionist i aftë dhe serioz”.
Vrasja u konsiderua per motive banale, pasi autori prej pak kohesh akuzonte mjekun si autor te vdekjes së gruas së tij, që u vetëhelmua dy muaj më parë.
Duke mbështetur komunitetin e punonjësve të sistemit shëndetësor Kryeministri Sali Berisha Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Ministria e Shëndetësisë dënuan dje me tone të ashpra ngjarjen e rëndë, duke i kërkuar drejtësisë që të japë dënimin e merituar për autorin e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›