Rradhë të gjata për regjistrimet në Qytetin Studenti,
Sot kanë nisur regjistrimet në Qytetin Studenti. Që në orët e para të mëngjesit janë krijuar rradhë të gjata para godinave, nga prindër dhe studentë, të ardhur nga i gjithë vendi. E njëjta situatë përsëritet cdo vit.
TIRANE- Qindra prindër dhe studentë kanë zënë radhë përpara godinave të Qytetit Studenti në pritje për tu regjistruar. Në godinën numër 28 konfuzioni ka qenë i madh gjatë gjithë paradites ndërsa prindërit dhe studentët kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit nga rrethe të ndryshme të vendit. Prindërit ankohen për konfuzionin e krijuar duke thënë se shkak për gjendjen e krijuar është bërë ekzistenca e një pike të vetme regjistrimi për shumë degë.
E njëjta situatë përsëritet cdo vit në Qytetin Studenti në periudhën e regjistrimeve ku radha e prindërve dhe studentëve zgjat për ditë të tëra.
(e.n/BalkanWeb)