E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, sekuestrohen monedha false, në pranga 2 të rinj

Dy të rinj kanë rënë në pragat e policisë pasi janë kapur në flagrancë duke qarkulluar monedha false të prerjes 2000 lekëshe. Policia ka sekuestruar 30 monedha false në Berat ndërsa po punohet për gjetjen e burimit të tyre. 

BERAT- Rreth 30 monedha false të prerjes 2000 lekëshe qarkullonin në lokalet e qytetit të Beratit, deri në momentin kur policia e këtij qyteti zbulon autorët duke i vendosur ata në pranga ditën e sotme. Policia e këtij qyteti ka arrestuar sot në një nga lokalet e Beratit, 20 vjecarin Muhamet Murani, banues në Laprakë të Tiranës, ndërsa është ndaluar një ditë më parë 17 vjecari me inicialet E. D, banues në Kavajë. 17 vjecari u ndalua në flagrancë ndërsa qarkullonte monedha false të prerjes 2000 lekëshe. Sipas policisë deri tani rezulton të jenë qarkulluar rreth 30 copë momedha false 2000 lekëshe në disa lokale të qytetit të Beratit. Policia ka sekuestruar 25 copë kartmonedha false ndërsa cështja për minorenin E.D, i kaloi Gjykatës së Vlorës. 20 vjecari Muhamet Murani do ndiqet nga Gjykata e Beratit për akuzën falsifikim monedhash. Policia deklaron gjithashtu se po punohet për gjetjen e burimit nga janë marrë monedha të tilla.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›