Forcimi i Euros do ti kushtojë 15.5 mld lekë buxhetit
Forcimi i Euros do t’i kushtojë 15.5 miliardë lekë më shumë buxhetit të shtetit. Kjo është kostoja financiare që Ministria e Financave do të paguajë për borxhin e jashtëm, 51.9 për qind e të cilit është në Euro.
TIRANE- Forcimi i Euros gjatë këtij viti nuk ka penalizuar vetëm kredimarrësit në valutë por edhe buxhetin e shtetit. Rreth 15.5 miliardë lekë është kostoja financiare shtesë që qeveria do të paguajë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, si pasojë e zhvlerësimit të monedhës kombëtare, kundrejt asaj të eurozonës. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave shtesa e stokut të borxhit deri në fund të këtij viti parashikohet të arrijë në 77.9 mld lekë duke përfshirë këtu ndikimin e kursit të këmbimit prej 15.5 mld lekësh. Kjo pasi 51.9% e totalit të borxhit të Shqipërisë është në Euro, 6.8% në dollarë dhe pjesa tjetër në monedha të ndryshme. Ministria e Financave kishte parashikuar për shlyerjen e borxhit këtë vit një kurs këmbimi të Euros me 131 lekë, ndërkohë që aktualisht monedha e eurozonës shkëmbehet me 135 lekë. Krahasuar me shkëmbimet që qeveria ka bërë vitin e kaluar, euro është forcuar me rreth 8 lekë. Rritja e ndjeshme e Euros me rreth 10% gjatë këtij viti ka qenë me pasoja për ekonominë tonë. Nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare janë prekur qytetarët që kanë marrë kredi në valutë dhe që të ardhurat i kanë në lekë. Gjithashtu një supereuro përkthehet me shtrenjtim të importeve dhe rrjedhimisht me rritje të cmimeve të mallrave të konsumit.
(e.n/News24/BalkanWeb)