E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen 100 kg kanabis në port

 100 kg lëndë narkotike janë kapur nga policia e Durrësit mbrëmjen e së premtes, ndërsa në pranga ka përfunduar Ermir Skardileva, nga Tirana. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në pjesë të ndryshme të një autobusi dhe kishte si destinacion Italinë.

Policia e Durrësit nuk ka dalë akoma në një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin në fjalë, por burime pranë Policisë Kufitare konfirmuan për Shekullin sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e një personi të dytë, identiteti i të cili nuk është bërë i ditur. /Mark Brunga

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›