Durrës, kapen 36 kg kanabis në port
Të paktën 36 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar sot në portin e Durrësit, ndërsa 2 persona janë vënë në pranga.
Lënda narkotike ishte fshehur në gomat e një makine, e cila kishte si destinacion Italinë.
Sipas policisë në pranga janë vënë drejtuesi i mjetit, Julian Bedruka, dhe një femër me inicalet P.H, ndërsa në kërkim është shpallur një person i tretë, i paidentifikuar për arsye hetimi.
Ndërkohë, policia po heton në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.