Memorie zbardh vrasjen e dyfishtë në 97-n
Një vrasje e dyfishtë e ndodhur në vitin 1997 është zbardhur nga policia e Fierit, ndërsa në pranga kanë përfunduar autorët e saj. Sipas bluve të Fierit, operacioni i koduar Memoria ka hedhur dritë mbi ngjarjen e 3 prillit 1997 në Patos, ku u vranë Drita dhe Ermal Rrapollari, nënë e bir.
Policia bëri të ditur se autorët e dyshuar janë Eduart Banaj, 36 vjeç, Arben Çela, 45 vjeç, dhe Altin Hoxha, 36 vjeç, të tre lindur dhe banues në Patos.
Ata janë ndaluar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe Mbajtje pa leje të armëve luftarake, ndërsa në kërkim është shpallur Roland Likaj, 37 vjeç, banues në Mbrostar, Fier.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme. / Kristaq Thana