Durrës, kapen 50 kg hashash, në pranga poseduesi
Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kg hashash dhe arrestimin e poseduesit të saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga e ndarë në 50 pako është kapur në një makinënë portin e Durrësit dhe destinacioni i saj ishte Anglia.
Sipas policisë droga u sekuestrua gjatë një kontrolli të makinës me targa WKK 425, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e saj, 34-vjeçarin Gentian Turja nga Tirana i cili jetonte në Angli.