Shkodër, vriten dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një vrasje e dyfishtë është shënuar që në orët e para të mëngjesit ku janë ekzekutohen dy vëllezërit e ish shefit të krimeve në Shkodër Prel Pjetrushi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje të banesës së tyre në fshtatin Grudë të komunës Rrethina në Shkodër. Nik dhe Gjovalin Pjetrushi janë ekzekutuar me armë zjarri rreth orës shtatë të ditës së premte.
Policia bën me dije se dy vëllezërve u është bëtë atentat dhe vrasja dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje.
Deri tani, pista kryesore e vrasjes lidhjet me arratisjen e Admir Tafilit, i cili u arratis nga burgu i Shën Kollit në Shkodër disa muaj më parë, gjatë vitit 2010.
Prel Pjetrushi në kohën kur ushtronte postin e shefit të krimeve në Shkodër dyshohet se ka vrarë babain e Admir Tafilit gjatë operacionit kur u vra edhe drejtori i policisë së asaj kohe në Shkodër, Arben Zylyftari.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.