E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohen 2 vëllezërit e ish-shefit të krimeve të rënda

SHKODER-Një vrasje e dyfishtë është shënuar sot paradite ne fshatin Grudë të Shkodrës. Dy persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri sot rreth orës 08:00 të paradites. Mësohet se viktimat janë vellëzërit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Ngjarja ka ndodhur sapo viktimat kanë dalë nga banesa e tyre në Grudë të Shkodrës. Autori ose autorët kanë qëlluar për vdekje me breshëri automatiku drejt vellëzërve që ishin ulur në dy vendet e para të automjetit.

Policia nuk ka ende të dhëna për autorët dhe motivet, ndërsa bëhet e ditur se viktimat kanë qënë duke udhëtuar në momentin kur janë vrarë me armë zjarri. Duket se atentatorët kanë zënë pritë deri sa ka kaluar automjeti i vëllezërve Petrushaj dhe më pas i kanë qëlluar ata për vdekje.

Hetimet janë përqëndruar në të kaluarën e viktimave për të zburuar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë cuar deri në ekzekutimin e tyre ditën e sotme.
Policia tregohet shume e rezervuar per detaje rreth ngjarjes, dhe per faktin se dy viktimat janë vëllezër të Prel Pjetrushit, ish-Shefi i Krimeve të Rënda në Policine e qytetit te Shkodrës. Policia po punon edhe ne pisten se ngjarja mund te jete pasoje e nje hakmarrjeje te mundshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›