Djali i Berishës, si u implikua në aferën e trafikut të armëve
TIRANE-Kërpudha e zjarrit në tragjedinë e Gërdecit la pas tymnajën e një skandali të vërtetë financiar që ka për bazë tregtinë e armëve dhe protagonist, kompaninë qeveritare MEICO.
Gjithçka nisi kur kompania amerikane “AEY Inc” e 25-vjeçarit, Efraim Diveroli fitoi një kontratë prej 300 milionë dollarësh me qeverinë e SHBA për blerjen e municioneve dhe iu drejtua Shqipërisë për të lidhur marrëveshje mbi blerjen e këtyre municioneve. Gazetari i famshëm investigativ Guy Lauson në një artikull të publikuar dy ditë më parë në revistën amerikane “Rolling Stone” ka hedhur më shumë dritë mbi këtë aferë të pisët të tregëtisë së armëve. Falë një dëshmie ekskluzive të siguruar nga ortaku i Diverolit, David Packouz, i cili aktualisht gjendet pas hekurave të qelisë, gazetari investigativ Laëson ka arritur të zbërdhejë shumë enigma.
Në artikullin e tij, te publikuar sot të plotë në të përditshmen Gazeta Shqiptare, jepen detaje interesante jo vetëm të jetës personale të dy djemëve hebrej, që nga dy të droguar arritën të bëheshin miliarderë përmes trafikut të armëve, por edhe të mënyrës sesi u përfshirë në këtë aferë ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni etj.
“Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë artikullin e botuar në revistën amerikane “Rolling Stone”.
(d.b/GSH/BalkanWeb)