E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arratisen nga burgu tre shqiptarë

Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur pasditen e djeshme nga një burg i sigurisë së lartë në Itali. Lajmi është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i burgjeve Eugenio Sarno i cili ka theksuar se tre shqiptarët janë arratisur nga burgu i Vogherës në provincën e Pavias.
 

Sipas Sarnos tre shqiptarët e arratisur janë Ylli Ndoi, kreu i një bande grabitësish gjatë 2005, Leonard Myrtaj 33 vjeç dhe Dritan Rexhepaj 31 vjeç i dënuar për trafik droge.
 

Sipas mediave italiane tre shqiptarët ishin arratisur në momentin kur ka qënë duke shëtitur në oborrin e burgut.
 

Ndërkohë policia italiane ka ngritur postoblloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e tre të arratisurve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›