Haxhinasto vizitë zyrtare në Prishtinë
TIRANE-Zv,kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto do të niset sot për vizitë zyrtare dy ditore në Prishtinë, i ftuar nga homologu i tij Enver Hoxhaj. Burime pranë kësaj ministrie bëjnë me dije se se ministri i jashtëm Haxhinasto do të zhvillojë takime me kryeministrin Hashim Thaçi, presidentin Behgjet Pacolli, përfaqësues të ndryshëm institucional, partive politike, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve ndërkombëtar. Kryediplomati Haxhinasto takimin e parë do ta ketë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Në takimin me Ministrinë e Jashmte të Kosovës do të diskutohen tema të ndryshime në shërbim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe për rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në mekanizmat financiare, rajonale dhe të sigurisë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)