E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron At Zef Valentinin pas vdekjes

Presidenti Topi dekoron At Zef Valentinin (pas vdekjes) me Urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi sot paradite At Zef Valentinin (Pas vdekjes), me Urdhrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një ceremoni zyrtare.   At Zef Valentinin  është një prej figurave më të shquara në fushën e albanologjisë, me një kontribut të rëndësishëm si përkthyes, historian e filozof.

Presidenti Topi tha se jemi mbledhur sot në një ceremoni të veçantë për të nderuar një personalitet fetar, si At Zef Valentini.

Ai jetoi në një kohë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, përjetoi nga afër të gjitha ngjarjet historike që shoqëruan hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar, eksperimentimet me sistemet qeverisëse, përfshirë pushtimet e huaja dhe vendosjen e sistemit komunist, u shpreh Topi.

Presidenti tha se në trashëgiminë e tij akademike, Zef Valentini ka lënë një numër të madh veprash shkencore, me vlerë të jashtëzakonshme historike dhe politike.

Akti zyrtar i nderimit është individual për personalitetin e shquar të At Valentinit, për veprën e tij të pasur akademike, për kontributin e çmuar në studimin dhe përjetësimin e akteve, ngjarjeve dhe dëshmive historike mbi shtetin shqiptar që nga periudha ilire dhe deri në shekullin XX, theksoi presidenti Topi. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›