E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia vihet nën monitorim nga KiE

Këshilli i Evropës

Për shkak të zhvillimeve të fundit, Këshilli i Evropës e ka vendosur Maqedoninë në listën e vendeve që duhet monitoruar.

Në vitin 2000, Maqedonia ishte hequr nga monitorimi i KiE-s por incidentet e fundit ndëretnike, problemet në lirinë e medies si dhe zhvillimet pas zgjedhjet të qershorit 2011 kanë rikthyer në Shkup reporterët e KiE-së.

Reporteri për Maqedoninë, Robert Valter po zhvillon një vizitë në Maqedoni me qëllim mbledhjen e fakteve mbi respektimin e detyrimeve ndaj të qenit anëtar i KiE-së nga ana e këtij vendi.

Valter pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, pushtetit lokal dhe opozitës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›