Durrës, kapen tre emigrantë afganë

Porti i Durrësit
Durrësi po kthehet në trampolinën e synuar të trafikimit të afganëve drejt vendeve të BE-së. Pas rënies në rrjetat e policisë të katër afganëve këto ditë kanë rënë edhe 3 të tjerë të cilët janë dërguar në qendrën e mbyllur të emigracionit.
Policia ka njoftuar se një ditë më parë, nga ana e shërbimeve të D.R.K.M. Durrës në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u kapën të parregullt në territor 3 shtetas afganë, K.I., 21 vjeç, M.H., 27 vjeç dhe M.K., 23 vjeç.
Sipas policisë, bazuar në intervistimin e tyre rezultoi se këta shtetas kanë qenë emigrantë të paligjshëm në Greqi. Ata kanë kaluar kufirin për në Shqipëri jashtë pikave të kalimit kufitar dhe më pas kanë udhëtuar me mjete të transportit publik për në Durrës, me qëllim udhëtimin drejt Italisë nëpërmjet Portit Detar Durrës.
Mark Brunga