Sarkozi propozon taksë për transaksionet financiare
Presidenti i Francës Nikola Sarkozi ka bërë të ditur planin e tyre për taksimin e transaksioneve financiare. Nga muaji gusht Franca do të ketë 0.1% taksën e quajtur Tobin.
Në një intervistë për televizionin France TV Sarkozi tha se shpresonte që edhe vendet e tjera të vendosnin një taksë të tillë.
Shpresojmë që të mbledhim 1 miliard euro, tha presidenti i Francës.
Pavarësisht kësaj shumë ekspertë e kanë kundërshtuar një taksë të tillë duke e quajtur një lëvizje të pastër politike në një kohë kur Sarkozi po del humbës nga sondazhet në garën presidenciale përballë Francois Hollande.
Një propozim i tillë do të diskutohet nga ministrat e financave të BE-së në muajin mars.