E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet 300 kg kanabis në port, policia nis hetimet

Gazeta Shqip

Policia portale e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, e cila kishte për destinacion Italinë. Burimet policore pohuan se pasditen e sotme është sekuestruar rreth 300 kg kanabis sattiva, e cila u gjet e fshehur në një veshje dyfishe që i ishte bërë pjesës fundore të trajlerit me targa ABR623.

Paraprakisht deklarohet se bima narkotike e futur në thasë dhe e fshehur në trajlerin bosh që tërhiqej nga mjeti transportues me targa të Tiranës (TR 4791 D). Kamioni po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona dhe drejtohej nga Lutfi Burnaci nga Bulqiza i cili është ndaluar dhe po merret në pyetje lidhur me praninë e ngarkesës së paligjshme në mjetin e drejtuar prej tij. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e drogës.

15 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kapet 300 kg kanabis në port, policia nis hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›