E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Egnatia tashme me pamje te re

Rruga "Egnatia" në lagjen "Kala" në Elbasan tashmë ka një pamje krejt të re. Me fonde të akorduara nga Bashkimi Evropian dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe institucioneve përkatëse, ka përfunduar në këtë qytet rikonstruksioni i një prej rrugëve më të vjetra në Europë të ndërtuar në kohën e Romës së lashtë e njohur si vija Egnatia.

Banorët e lagjes "Kala" shprehen mjaft të kënaqur me projektin.

Përgjatë gjithë gjatësisë së saj në territorin shqiptar ekzistojnë gjurmë të rugës Egnatia që fillojnë me Durrësin e mbarojnë në kufi me Maqedoninë. Rruga kërkon projekte dhe investime për tu kthyer në identitet pasi konsiderohet si "Muri Kinez" shqiptar e ka mjaft interes për t’u vizituar nga turistët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›