E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rikonstruksioni i rruges Tirane-Peshkopi

Një nga akset kombëtare më problematike, ai që lidh Tiranën me Peshkopinë, ka nisur rikonstruksionin, i cili do të bëjë të mundur përmirësimin tërësor të aksit përpara sezonit të pritshëm dimëror.

Lajmin e konfrimoi, ministri i transportit, Sokol Olldashi gjatë një inspektimi që zhvilloi në punimet që sapo kanë filluar në qytetin e Burrelit. Ministri Olldashi saktësoi se segmenti që do të rikonstruktohen i pari, është ai që lidh Bazin me Klosuin, në rrethin e Matit, segment ky që është edhe më i dëmtuari, kryesisht për shkak të makinave të tonazhit të rëndë që transportojnë kromin në drejtim të portiti të Durrësit. Ministri I Punëve Publike, bëri të ditur se kjo dnërhyrje është pjesë e projektit për të mbajtur në një gjendje samë optimale aksin e vjetër Milot-Burrel-Peshkopi, për sa kohë vazhdon ndërtimi i rrugës së Arbrit, e cila përshkon një trajektore tjetër, shumë më të shkurtër se sa rruga ekzistuese.

Projekti parashikon nivelimin e trupit të rrugës aty ku ka ceduar dhe riveshja e segmenteve të veccanta si dhe dnërhyrje në të gjithë paketën zhavorreve dhe të asfaltit, të cilat janë aktualisht shumë të dëmtuara. Sistemimet po bëhen me një financim të buxhetit të shtetit prej 82 milionë lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›