E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI pranga shqiptarit, dyshohet grabitës banke

FBI ka vene ne pranga nje shqiptar, akuzuar per grabitjen e nje banke ne Nju Xhersi, qe kerkohej per vrasje ne vendin tone. Lajmi raportohet nga New York Post, e cila duke iu referuar policise shkruan se ne pranga eshte vene shtetasi 26 vjecar Shpend Marazi nga Puka.

Ai dyshohet se ka lidhje me grabitjen e një banke në këtë shtet, ku janë marr rreth 500 mijë dollarë.

Sipas autoriteteve amerikane të drejtësisë Mazari do të akuzohet nga gjykata federale e Nju Xhersit vetëm për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Mazari kërkohet gjithashtu dhe nga Interpol për një vrasje në 2004 në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›