Kryeministri? Fino: S’ka ngërç me LSI, vota e sovranit do mandatojë Ramën
TIRANE - Ish-kryeministri socialist, Bashkim Fino, tha dje për “Panorama” se Kushtetuta dhe vota e popullit do të përcaktojë se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i vendit. Sipas tij, ajo parti që merr më shumë deputetë brenda koalicionit opozitar, kryetari i saj do të mandatohet nga Presidenti për të krijuar qeverinë e re. I pyetur rreth deklaratave të përsëritura të deputetit të LSI-së Nasip Naço, se Ilir Meta do të jetë Kryeministri i ardhshëm, Fino tha se “tani është momenti që të gjithë të bashkuar të mundim dhe largojmë Sali Berishën nga kjo qeverisje e shtrembër”.
Si e vlerësoni deklaratën e përsëritur të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, se Ilir Meta do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit?
Ky është një diskutim i tejkaluar. Nuk është ky momenti politik që të bëjmë këtë debat se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm. Tani është momenti që të gjithë të bashkuar të mundim dhe të largojmë Sali Berishën nga kjo qeverisje e shtrembër. Nuk është momenti që ne të harxhojmë tani energji për një çështje që nuk përcaktohet tani, por pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Si do të zgjidhet ky ngërç që vazhdon të debatohet në koalicionin e majtë?
Nuk ka asnjë ngërç. Situata në koalicionin e majtë është e qetë dhe bashkëpunimi nuk ka asnjë problem. Koalicioni është në sintoni të plotë dhe çdo parti po përpiqet që të përmbushë programin e saj me qëllimin e përbashkët, rrotacionin politik.
Nuk duhej zgjidhur kjo çështje para se të zyrtarizohej koalicioni dhe të mos kishin përsëri debatin e 2009-s se cili do të jetë Kryeministri i ardhshëm?
Kjo çështje është e zgjidhur. Në zgjidhjen e saj na vjen në ndihmë Kushtetuta dhe do na ndihmojë dhe vota e popullit. Kushtetuta e përcakton qartë se ajo parti që do të marrë më shumë deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, kryetari i saj do të thirret nga Presidenti për të paraqitur kabinetin e ri qeveritar, duke marrë në këtë mënyrë dhe mandatin e Kryeministrit të ri.
Ndryshe nga koalicioni i djathtë, ku Kryeministri është i padiskutueshëm, në të majtë ka një konkurrencë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Mendoni se kjo konkurrencë mund të jetë një problem nëse koalicioni i majtë fiton zgjedhjet?
Nuk ka asnjë problematikë. Ne jemi të bindur se do largojmë me votë Sali Berishën dhe do të jetë vota e sovranit që do të na japë besimin dhe do mandatojë Edi Ramën si Kryeministrin e ardhshëm që do drejtojë qeverinë e re.
(er.nu/Panorama/BalkanWeb)