Durrës, konflikt për pronën, qëllohet me armë një person
Është qëlluar me çifte mesditën e sotme shtetasi Agron Bodulli në qytetin e Durrësit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin, ai është Gani Kapiti, i cili është shpallur në kërkim.
DURRËS- Konfliktet mbi pronësinë shkaktojnë një tjetër përplasje në qytetin bregdetarë të Durrësit. Kështu mesditën e sotme është qëlluar me armë zjarri shtetasi Agron Bodulli, i cili ka pësuar vdekje klinike. Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe ai është Gani Kapiti, ky i fundit është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se shkak i këtij konfrontimi ka qenë një ndërtim në rërën e plazhit, i cili ka degjeneruar në përplasjen me armë ku Kapiti ka qëlluar me çifte Bodullin. (a.r/news24/balkanweb)