Restaurimi i 10 godinave tek Pazari Historik i Korçës, kundër Shkreli dhe Velo

Reagon Drejtoria Rajonale e Monumenteve
Restaurimi i 10 godinave në Pazarin Historik të Korçës është kthyer në mollë sherri mes disa specialistëve të njohur të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të tyre në juglindje. Artan Shkreli, një emër i njohur në fushën e trashëgimisë kulturore si dhe Maks Velo, një tjetër specialist i njohur si dhe artist i shquar kanë udhëtuar gjatë ditës së djeshme drejt juglindjes për të kërkuar pezullimin e punimeve që kryhen në Pazarin Historik të Korçës. Pretendimet e palëve janë të ndryshme, ndërsa është hapur dhe një debat për të cilin kërkohet ndërhyrja e institucioneve shtetërore. Pazari Historik i Korçës i njohur për veçantinë e tij në stilin e ndërtimeve të fillim shekullit të XIX është duke iu nënshtruar pjesërisht një restaurimi në fasadat e 10 ndërtesave. Investimi pritet të përfundojë pas një muaji, ndërsa mbështete nga fondet e Ministrisë së Kulturës me një vlerë prej 5 milion lekësh. Aktualisht është duke u punuar vetëm në meremetimin e fasadës, suvatimin e tyre dhe më pas lyerja e tyre me bojë. Investimi në këto godina bëhet për herë të parë, ndërsa duhet theksuar se aty jetojnë disa dhjetëra familje që gëzojnë statusin e të pastrehit.
Reagimet
Artan Shkreli dhe Maks Velo gjatë ditës së djeshme kanë udhëtuar në drejtim të qytetit juglindor për të parë nga afër punën që po kryhet në godinat në fjalë, ndërsa kanë reaguar duke e cilësuar këtë si një skandal të vërtetë dhe shkatërrim që po i bëhet këtyre monumenteve të rralla të kulturës nga kjo ndërhyrje. Shkreli kërkon që të pezullohen punimet, madje sipas tij suvatimi i fasadës ka dëmtuar objektin duke prishur imazhin real të tij. Shkreli kërkon që bashkë me pezullimin e punimve të vijnë specialistët dhe të shohin këtë masakër. Jemi këtu një grup specialistësh për të sensibilizuar opinionin për këtë restaurim që po bëhet jashtë të gjitha kritereve të restaurimit. Ne kërkojmë korrigjim të këtyre punimeve dhe një ekspertizë nga specialistë të fushës, për të respektuar standardet e kërkuara në këto raste. Duhet theksuar se aktualisht është duke u bërë një meremetim që është shumë larg restaurimit por për më tepër nuk janë respektuar kriteret, pasi janë zhdukur elementët e dritareve, elementët e kornizave dekorative dhe janë vendosur ulluqe në shtëpi që nuk kanë çati. Pra është ndërhyrë pa kriter dhe këto punime duhet të ribëhen sërish. Këtu po shpërdorohen lekët për një projekt të rëndësishëm, ka theksuar ndër të tjera gjatë prononcimit të tij, Artan Shkreli. Sipas tij, me një fond prej 5 milion lekë që përdoret për restaurimin e vetëm një shtëpie të këtij lloji, janë duke u investuar në 10 godina duke e bërë situatën tejet alarmante. Por duket se në të njëjtin mendim ndodhet edhe Maks Velo. Sipas tij, kjo ndërhyrje është duke degraduar tërësisht këto objekte, madje fillimisht duhet të ishte punuar në strukturat e këtyre ndërtesave dhe më pas të bëhej meremetimi i tyre. Pazari i Korçës është duke na ikur nga dora, ndaj duhet të veprojmë sa më shpejt për të shpëtuar çtë mundim, ka shtuar Velo.
Reagim i Drejtorisë rajonale të Monumenteve
Drejtoria e Monumente të Kulturës në Korçë ka reaguar nëpërmjet numrit një të saj Theodhor Theodhori. Ky i fundit ka vlerësuar si të domosdoshëm këtë investim që ndodh për herë të parë në këto ndërtesa, të cilat kanë krijuar probleme edhe për banorët që jetojnë në të. Këto janë shpifje dhe sajesa, ndërsa Shkreli ka marrë 19 leja ndërtimi nga Edi Rama dhe nuk i dhimbset aspak Korça dhe monumentet e saj të kulturës, ka nënvizuar Theodhori. Për drejtorin e monumenteve në juglindje, reagimi i specialistëve ka një prapavijë politike dhe është e qëllimshme për të hedhur poshtë një investim që bëhet për herë të parë në 10 godina së bashku.
Last Updated on Tuesday, 19 May 2009 11:14