E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 3000 turistë të huaj prekin Sarandën

Ardhja e dy trageteve të tjera në Gjirin e Sarandës, nga të cilat një velierë, e ka çuar në më shumë se mbi 3.000 numrin e turistëve të huaj që kanë mbërritur në qytetin turistik nga periudha prill-maj. Vazhdimësinë e mbarë të sezonit veror turistik, 2009 për qytetin e Sarandës, përveç numrit gjithnjë në rritje të nxënësve nga Shqipëria dhe Kosova, kryesisht në Sarandë e tregon dhe ardhja këtu pothuajse çdo ditë e anijeve dhe kroçerave turistike. Dje, rreth orës 07:30, në port u ankorua veliera Panorama, që vjen për herë të parë, përmes agjencisë turistike Enea speed me president Arqile Sotiri, e cila ishte nisur nga porti i Itakës në Greqi. Në bordin e saj ishin 39 turistë, kryesisht amerikanë. Ndërsa një tjetër anije turistike, Europa, preku brigjet e Sarandës rreth orës 9.30, prej së cilës zbritën 363 turistë, amerikanë, anglezë, kryesisht të moshës së tretë, të nisur nga porti Iskia në Itali. Agjencia turistike Shkëndija- Travel, me president Spiro Angjeli, bëri të mundur ardhjen e tyre për të vizituar Sarandën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›